100 këshilla speciale për një zemër të shëndetshme

A e dini se më shumë se 51 milionë gra në Amerikë vuajnë nga sëmundjet e zemrës? Dhe se më shumë femra se meshkuj vdesin nga ajo? Në fakt, është problemi kryesor shëndetësor që vret gra (jo nga kanceri-një mit të përbashkët).
1. Dieta
Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët.

2. Ushqimet e skuqura dëmtojnë zemrën

Ushqimet e skuqura, të shpejta dhe me shumë kripë mund të shkaktojnë atak në zemër. Kështu, pakësoni në mënyrë të konsiderueshme ushqimet e skuqura, apo ato që shiten në fast food-e, pasi duke i zëvendësuar me perime dhe fruta, mund të ulni deri në 30 % mundësinë një infarkti në zemër. Është konkluzioni që kanë nxjerrë një grup studiuesish nga një studim mbi zakonin e të ushqyerit, i cili ka përfshirë mbi 16 mijë persona në 52 shtete. Dieta tipike e botës perëndimore është shumë e pasur me yndyrna, mish dhe kripë, të gjitha këto ushqime venë në rrezik shëndetin kardiovaskular.

3. Zemra ka nevojë për hekur

Një studim i shkencëtarëve amerikanë tregon se konsumimi i hekurit ndihmon në kontrollin e shtypjes së gjakut dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm për zemër. Rezultatet e studimit, që thonë se hekuri është i dobishëm për zemër, mund të shpjegohen me veprimin e antioksiduesve, të pranishëm në hekur. Studimi ka zgjatur 18 javë dhe është bërë në kafshë laboratorike. Krahas uljes së shtypjes së gjakut, konsumimi i hekurit është parë se çon edhe deri te zvogëlimi i proceseve inflamatore në organizëm, duke mbrojtur edhe muskulin e zemrës. Analizat shtesë kanë treguar se hekuri e mbron zemrën më shumë sesa ilaçet për zbritjen e shtypjes së gjakut, thuhet në revistën “Journal of Gerontology”.

4. Pi më shumë çaj

Meshkujt që pinë 2 filxhanë çaji në ditë kanë 25 % më pak mundësi për të vdekur nga sëmundjet e zemrës sesa ata që rrallë e vënë në gojë. Arsyeja: flavonoidet në çaj, jo vetëm përmirësojnë aftësinë e enëve të gjakut për t’u qetësuar, por gjithashtu hollojnë gjakun, duke reduktuar koagulimin.

5. Zvogëlo marrjen e kripës

Kripa e tepërt shkakton rritjen e presionit të gjakut, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës. Rri larg ushqimeve të kripura dhe shikoji gjërat para se t’i blesh, nëse kanë përmbajtje të lartë të kripës. E ndoshta edhe gjërat që na duken të shëndetshme kanë sasi të lartë të kripës, kështu që shikoni përmbajtjen e tyre.

6. Hani fruta dhe perime

Një dietë e shëndetshme ju ndihmon të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë të rrisni mundësinë e mbijetimit të sulmit të zemrës. Duhet të provoni të keni dietë të balancuar që përmban sasi të mëdha frutash dhe perimesh, peshk, dhe ushqimet si: buka e zezë apo e plotë, pasta dhe oriz. Rri larg ushqimeve siç janë biskota, torta, brumërat e ndryshme, produkteve të qumështit që janë me dozë të lartë të yndyrës së ngopur (saturated) dhe sheqerit.

7. Ndryshimi i ushqimit dhe efektet

Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit. Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbëre nga frutat dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale. Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjamë dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë, por në kokrra të plota.

8. Substancat që zgjerojnë enët e gjakut

Ka artikuj ushqimorë që përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në tru, e ky është shkaku i dhembjes në tëmthat. Fajtorët kryesorë janë nitritet, shtesat që i qiten mishit të konservuar dhe disa llojeve të sallameve, si dhe disa përbërës të tjerë që u qiten kryesisht artikujve të konservuar. Kujdes të posaçëm duhet kushtuar kafesë: kafeina ngushton enët e gjakut, mirëpo personat që janë mësuar të konsumojnë disa kafe në ditë, në rast të mungesës së rastësishme shkaktohet reaksioni i kundërt, përkatësisht zgjerimi me dhembje i enëve të gjakut.

9. Rreziku që sjell tepria me kripën

Natriumi, përkatësisht kripa, sigurisht është armiku më i madh i personave që vuajnë nga hipertensioni. Shkaku shpesh shpjegohet me faktin se kripa e tepërt shton sasinë e lëngjeve në gjak dhe “zgjeron” arteriet, gjë që shkakton ngritjen e tensionit. Sasia mesatare e kripës që fusim në organizëm, sillet prej 10-15 gramë në ditë, gjë që është tepër, nëse e dimë se nuk duhet tejkaluar 4-5 gramë në ditë. Këtë sasi nuk është e vështirë ta arrijmë sepse shumë artikuj ushqimore përmbajnë kripë, e shprehia që ushqimi të “kriposet” gjatë zierjes është tepër e përhapur.

10. Më shumë peshk për zemrën

Peshku duhet të hahet së paku dy herë në javë, sepse është i pasur me thartirën omega-3, e cila ul tensionin dhe ruan arteriet dhe zemrën. Mishi është i pasur me yndyra, të cilat mund të shtresohen në arterie, duke vështirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut dhe shkaktuar ngritjen e tensionit.

11. Kaliumi aleat i zemrës

Pemët dhe perimet janë të pasura me kalium, mineral i cili ka aftësi për zgjerimin e arterieve. Mjafton që të shtohet në ushqim dhe që tensioni të kthehet në normale. Në mesin e artikujve më të pasur me kalium janë pemët ekzotike, lëngu prej kumbullave, bananeve, dredhëzave, patates, majdanozi dhe domatja.

12. Ushqimet që ndihmojnë zemrës

Mishi i viçit, i lepurit, bibës, pulës, qumështi pa yndyrë dhe jogurti, peshku i lumit ose i liqenit, buka, orizi, vera, birra (vetëm një gote në dite), margarina, vaji prej misrit, kikirikëve, lulediellit, lakra, trangujt, qepa, patatja, domatja.

13. Ushqimet që duhen evituar

Mishi i konservuar ose i tharë, sallamet, djathërat e vjetër, peshku në vaj, brumërat me vezë, ëmbëlsirat, çokollata, sasitë më të mëdha të alkoolit, gjalpi, dhjami, frutat e konservuara dhe ushqimi i thartë.

14. Proteina që shmang problemet kardiake

Sekreti i rinisë së përjetshme për zemrën mund të jetë i fshehur te një proteine. Zbulimi vjen nga një ekip i Universitetit të Albertas, në Kanada, të cilët kanë studiuar mënyrën sesi kalimi i viteve i transformon mekanizmat ku funksionin muskuli kardiak, për të prodhuar energji duke u nisur nga “karburante” të ndryshme, lëndë ushqyese. Një zemër e re dhe në një shëndet të mirë, normalisht përdor një sasi të caktuar dhe të mjaftueshme të fibrave, sheqernave, drithërave, yndyrave, proteinave, kripërave, etj. Këto “karburante” dhe energji nevojiten për të rikarikuar zemrën për të rrahur dhe për të pompuar gjakun me mjaftueshmëri të plotë. Zbulimi i kësaj proteine, hap perspektiva për rritjen e mirëfunksionimit të zemrës dhe shmangien e problemeve kardiake.

15. Mungesa e kaliumit sjell probleme

Përse shërben kaliumi? Ky mineral luan një rol thelbësor në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës, por edhe në transmetimin e flukseve nervore. Ato ndërhyjnë në funksionimin neuro-muskular dhe ja pse kaliumi lufton edhe kundër ngërçeve. Kaliumi merr pjesë gjithashtu në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore që rregullojnë stresin, si dhe në prodhimin e energjisë.

16. Nevojat e zemrës për natrium

Mungesat më të mëdha të kaliumit vijnë si rezultat i konsumit të tepërt të natriumit përmes kripës. Në fakt, kaliumi dhe natriumi në organizëm, janë në ekuilibër mes tyre. Perëndimorët harxhojnë tri herë më shumë natrium (përmes kripës) se sa kalium. Ky çekuilibër midis dy mineraleve është në origjinë të hipertensionit arterial, të shqetësimeve kardiake apo cerebrale, të humbjes së kalciumit, të gurëve në veshka apo të osteoporozës. Më pak të rënda, por po aq shqetësuese, janë shenjat paralajmëruese të mungesës së kaliumit si lodhja, ngërçet, fryrjet e barkut, vështirësia intestinale.

17. Ushqimet që përmbajnë kalium për zemrën

Për të zgjidhur problemin dhe rivendosur një ekuilibër rreth harxhimit të tepërt të natriumit, popujt e vendeve perëndimore duhet të konsumojnë më shumë kalium. Mire do të ishte që të konsumohej 4 herë më shumë kalium se sa natrium. Një ushqim i ekuilibruar mund të sjellë vendosjen e një ekuilibri të duhur. Ja pse konsumi i natriumit duhet ulur dhe të mos kalojë 2,5 g në ditë. Duhen shmangur sallamërat, supat e përgatitura në mënyrë industriale, gjellët e fabrikuara dhe që kanë shumë kripë, etj.

18. Barishtet dhe frutat për zemrën

Minerali i kaliumit është i pranishëm në bimët. Më të pasura me të janë zarzavatet (si fasulet, thjerrëzat, etj); frutat e thata (hurmat e Arabisë, fiqtë, etj); arrat, bajamet; patatet, zarzavatet jeshile, si spinaqi; frutat e freskëta, etj; të cilat janë një burim i mirë në kalium. Por kujdes, pasi gatimi me ujë bën që zarzavatet të humbasin 50-70 % të kaliumit që kanë. Ja pse duhet përdorur gatimi me avull, ose frutat dhe zarzavatet të konsumohen të gjalla.

19. Vaji i ullirit parandalon infarktin

Konsumimi i rregullt i vajit të ullirit, mund të përbëjë një luftë natyrore kundër infarkteve dhe tumoreve, sepse pengon oksidimin e ADN-së dhe plakjen e qelizave. Të paktën ky është përfundimi i dy studimeve paralele të kryera nga studiuesit italianë. Studimet e kryera mbi dy kampione të ndryshme, kanë treguar se funksioni antioksidues i fenolëve, agjentëve kimikë natyralë që ndodhen te ullirit, është i tillë që ka veti mbrojtëse si ndaj sëmundjeve kardiovaskulare (infarkti, iktusi dhe trombozat), ashtu dhe mbi sëmundjet degjenerative (tumoret, sëmundja e Alzhaimerit). Studimet janë kryer nga dy ekipe të ndryshme. Studimet kanë hedhur dritë mbi efektin mbrojtës të fenolëve mbi sistemin kardiak dhe parandalimin e tumoreve.

20. Niveli i lartë i proteinës C, vdekjeprurës

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Megjithatë një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve të rrezikuar nga ataku kardiak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterolit është i ulët. Një analizë paraprake e gjakut mund të jetë tregues i qartë i nivelit të kolesterolit dhe proteinës C.

21. Mos pini duhan!

Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rrezikues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rrezikuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.

22. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekomandojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.

23. Ruani peshën normale

Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër. Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.

24. Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

25. Bëni rregullisht ekzaminime

Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni: Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80. Niveli i kolesterolit në gjak . Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen. Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.

26. Pesha trupore

Ushtrimet e rregullta fizike kanë ndikime të shumta pozitive, ato mbajnë indeksin e peshës trupore (BMI) në vlera normale, ulin nivelin e kolesterolit në gjak, ulin tensionin arterial dhe në këtë mënyrë, zvogëlojnë mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

27. Presioni i gjakut

Matja e shtypjes së gjakut dhe analiza e nivelit të kolesterolit në gjak janë faktorë të cilët mund t’u ndihmojnë të parandaloni sëmundjet e zemrës, pasi që këto janë dy faktorë paraprirës të çrregullimeve kardiovaskulare.

28. Sëmundjet që prekin zemrën

Sëmundjet që prekin zemrën më shpesh, klasifikohen në disa kategori. Kjo varet nga mosha. Kështu, në moshat e fëmijërisë, ne kemi atë që quhet veset e lindura të zemrës, ose sëmundjet e lindura të zemrës. Këto sëmundje manifestohen, p.sh., me atë që quhet vrimë në zemër, që është një defekt ku, muri ndarës i zemrës, nuk është i mbyllur plotësisht për shkaqe të ndryshme. Ky është defekti më i shpeshtë në moshën e fëmijërisë, i lindur. Është një sëmundje që, si bazë, ka infeksionin që mund të ketë pacienti, grykë që shkaktohet nga streptokoku. Ky është një mikrob që qarkullon në gojë, në hundë apo në grykën e njeriut. Pas 3 javësh të qarkullimit të infeksionit, shfaqet poliartriti dhe, ky poliartrit, nëse nuk kurohet siç duhet, bën dëmtimin e gjithë pjesëve të zemrës. Ky grup sëmundjesh ka mbizotëruar pak kohë më parë.

29. Ngushtimi i koronareve dhe venave

Në moshën e rritur sëmundja kryesore e zemrës është sëmundja e cila shkaktohet nga ngushtimi i koronareve dhe që manifestohet me dhimbjen e gjoksit. Pastaj mund të kalojë në mosfurnizim të mirë të muskujve të zemrës me sasinë e nevojshme për gjak dhe të oksigjenit, si pasojë e ngushtimit të arterieve që janë përgjegjëse, që furnizojnë atë sektor dhe, nëse nuk merren masa, kjo sëmundje mund të kalojë në infarkt të miokardit, i cili është edhe një nga sëmundjet kryesore, që shkakton më shumë invaliditet në botë. Edhe këtu tek ne është shtuar, kohët e fundit, nga përdorimi i duhanit, konsumimi i ushqimit me yndyrna, apo i pijeve alkoolike etj.

30. Çrregullimet e rrahjeve të zemrës

Një grup tjetër i sëmundjeve janë sëmundjet e ndryshme, të cilat manifestohen me çrregullimet e rrahjeve të zemrës që janë aritmitë e ndryshme. Ky është një grup i madh sëmundjesh, të cilat përfshijnë rrahjet e ulëta, të shpeshta, rrahjet jashtë radhe, të cilat, edhe këto, mund të vijnë nga pjesa e sipërme, ose nga pjesa e pasme e zemrës. Në grupet aritmike hyjnë edhe blloqet e zemrës, të cilat klasifikohen si bllok i gradës së parë dhe i gradës së dytë, por ka edhe bllok të degëve, që janë të degës së majtë dhe të degës së djathtë. Ka edhe çrregullime të tjera, siç është vibracioni arterial që është një patologji e rëndësishme dhe më e rënda është vibracioni ventrikular ku rrahjet e zemrës zhduken.

31. Virozat e stinës ndikojnë në zemër

Grup sëmundjesh të tjera janë ato që shkaktohen nga virozat e stinëve dhe ka për bazë një infeksion viral. Ky infeksion viral siç mund të prekë gjithë organizmin e njeriut prek edhe muskulin e zemrës dhe kemi këto që quhen miokarditë virale por që konsiderohen si forma të buta të lehta që trajtohen dhe nuk lënë ndonjë pasojë në zemrën e njeriut. Janë edhe një grup sëmundjesh të zemrës të cilat janë me origjinë të panjohur dhe nuk kanë ndonjë shkak të dukshëm. Sëmundje që ndeshen shpesh por që janë të rrezikshme janë sëmundjet që vijnë nga hipertensioni që dëmtojnë zemrën.

32. Shenjat e sëmundjeve të zemrës

Shenjat varen nga lloji i sëmundjes. Por shenja më e prekshme nga njerëzit që i bëjnë më të ndjeshëm të drejtohen tek mjeku është dhimbja që ata ndjejnë në kraharor dhe pikërisht në zonën e mesme të kraharorit që mund të përhapet në zonën e qafës ose në nofull, por mund të shtrihet edhe në shpinë, krahun e majtë dhe ndonjëherë edhe në të djathtin. Kjo dhimbje zgjat nga 4-5 minuta, por kur kalon 1 orë kemi të bëjmë me shenja serioze për sëmundjet e zemrës. Shenjë tjetër është marrja e frymës që mund të shfaqet nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës pasi ajo mund të jetë zmadhuar dhe nuk e qarkullon gjakun siç duhet në organizëm.

33. Diagnoza dhe shmangja e problemeve

Mjekimi për sëmundjet e zemrës bëhet së pari duke vendosur diagnozën për të parë se sa është zhvilluar sëmundja. Elementi i parë i ekzaminimit është elektrokardiograma e cila duhet bërë te çdo pacient që paraqitet për vizitë dhe ka ankesa me zemrën. Pastaj mjeku specialist mund të kalojë me analiza të tjera që është eko e zemrës, provat biçikletë apo me tapete. Kur mjekimi nuk është i mjaftueshëm kalohet në mjekimin kirurgjikal i cili është vendosja e valvuleve dhe e unazave koronare apo bërja e baypasit.

34. Si parandalohen sëmundjet e zemrës

Kjo është shumë e rëndësishme pasi duke bërë parandalimin kursejmë më shumë sëmundje që kanë kosto të lartë shëndetësore dhe ekonomike. Parandalimi është edhe kurimi i infeksioneve te moshat e reja si bajamet, sinozitet dhe infeksione të organizmit me antibiotik në mënyrë të plotë deri në çrrënjosje të infeksionit në mënyrë që të mos bëhet shkak për sëmundjet e zemrës. Ai që deri në atë kohë ka bërë një jetë sendentare duhet të lëvizë të bëjë një ecje të paktën 5 kilometra apo 10 mijë hapa në ditë, duhet të shmangë pirjen e duhanit dhe alkoolit. Bën mirë një gotë verë e kuqe në drekë sepse ka antioksidant për radikalet e lira.

35. Kënaquni me çokollatë të zezë

Mbylleni çdo ditë me një trajtim të lehtë me çokollatë të zezë. Varietetet me çokollatë të zezë përmbajnë flavonoide, antioksidantët i bëjnë enët e gjakut më shumë elastike. Në një studim, 18 % e pacientëve që kanë ngrënë çdo ditë çokollatë të zezë përmirësuan sistemin e tyre të qarkullimit.

36. Krijo jetën në çift

Meshkujt e martuar kanë më pak gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa beqarët. Shkencëtarët kanë vëzhguar meshkuj me tension të lartë gjaku dhe kanë zbuluar se pas tre vjetësh martesë, burrat që kanë jetë të lumtur bashkëshortore kanë zemra më të shëndetshme sesa vëllezërit e tyre të pamartuar.

37. Bëj gargarë dhe laj dhëmbët

Shpëlaje gojën me solucione me aromë të freskët mente dhe laji dhëmbët me pastë. Ato do të reduktojnë bakteret e gojës, të cilat mund të rrisin rrezikun për një atak në zemër nga 200 deri në 300 për qind.

38. Zër shokë në punë

Meshkujt që kanë shumë shokë në punë kanë gjithashtu edhe rreziqet më të vogla në zemër, si dhe nivelin më të shëndetshëm të tensionit të gjakut, madje edhe gjatë kohës së stresit.

39. Ndotja akustike dhe ataku në zemër

Ndotja akustike nuk na prish vetëm qetësinë por mund të na shkaktoje edhe vdekjen. Këtë e konfirmojnë studiuesit nga Universiteti i Stokholmit, duke e publikuar studimin në revistën “Epidemiology”. Sipas të dhënave të marra nga studimi i 1571 personave në kryeqytetin e Suedisë, të cilët kanë pësuar atak në zemër ndërmjet viteve 1992-1994, del në pah se zhurmat janë një armik i vërtetë për shëndetin tonë. Duke parë vendbanimet e tyre, ku zhurma urbane ka qenë më e pranishme, kërkuesit kanë dalë në përfundimin se ndotja akustike rrit me 40 % mundësinë e një ataku kardiak në krahasim me njerëzit që jetojnë në zona më të qeta. Një zonë mund të quhet e ndotur akustikisht nëse kalon nivelin 50 decibel.

40. Monitoroni alkoolin

Shumë alkool mund të dëmtojë muskujt e zemrës, rrit shtypjen e gjakut dhe shpien në shtim të peshës. Pirja nga qejfi rrit rrezikun e sulmit në zemër kështu që ju duhet të përqendroheni të kufizoni pirjen e alkoolit në një apo dy gota në ditë.

41. Bëhuni aktiv

Zemra është muskul dhe i duhet stërvitja për të qenë në formë që me secilën rrahje të mund të pompojë gjak në mënyrë efikase në gjithë trupin tuaj. Ju duhet të synoni të stërviteni intensivisht së paku për 30 minuta në ditë. Nëse kjo ju duket shumë filloni ngadalë dhe gradualisht shkoni duke e rritur. Të jesh në formë jo vetëm që ndihmon shëndetin fizik tuaj, por gjithashtu përmirëson edhe shëndetin mental dhe mirëqenien tuaj.

42. Mësohu të mënjanosh stresin

Nëse e shihni se gjërat po ju bien mbi kokë ju ndoshta dështoni të hani si duhet, pini shumë duhan dhe alkool, dhe këto mund të rrisin rrezikun e sulmit në zemër. Mësoni të menaxhoni stresin kur ju duket se gjithçka po shkon mbrapsht. Provo të meditosh. Meditimi njihet në tërë botën si qetësues dhe ilaçi më i mirë ndaj stresit.

43. Mësoni mbi sëmundjet e zemrës

Sigurohuni që i njihni sinjalet e sëmundjes koronare të zemrës. Shtrëngimi apo sikleti në gjoks, qafë, krahë apo stomak të cilat vijnë kur mundohesh nga ndonjë punë e rëndë dhe ikin kur je i pushuar mund të jenë shenjat e para të anginës, e cila mund të çojë deri te sulmi në zemër nëse nuk trajtohet.

44. Zgjidhni ushqimin e duhur për zemrën

Ushqimi i zgjedhur mund të ulë rrezikun e prekjes nga sulmet në zemër dhe ne tru. Një studim i gjerë ka dhënë dëshmi të fuqishme se dieta që rekomandohet nga organet shëndetësore për uljen e presionit të gjakut, mund t’i mbrojë njerëzit nga sulmi në zemër dhe në tru. Studiuesit përcollën rreth 88 mijë femra të shëndetshme për 25 vite. Ata kanë studiuar zgjidhjet e tyre në ushqim dhe kanë përcjellë edhe sulmet në zemër dhe në tru. Ato të cilat ishin ushqyer në mënyrë të ngjashme, si i rekomanduar nga organet, kishin arritur ta ulin presionin e gjakut. Ky plan i ushqimit ka favorizuar frutat, perimet, drithërat, qumështin me pak yndyrë dhe proteinat me prejardhje bimore.

45. Simptomat e shfaqjes së sulmit në zemër

Mbi 25 për qind e njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, nuk kanë simptoma paralajmëruese, siç është dhimbja e gjoksit. Nuk mund të mbështetemi në mendimin se, “nëse kam sulm në zemër, mjekët do të më shpëtojnë dhe do të më japin barna, sepse disa njerëz nuk arrijnë në spital, vdesin në shtëpi”. Për këtë arsye, parandalimi duhet të fillojë herët. Infarktet në zemër ndodhin kur një, ose më shumë arterie të zemrës bllokohen, duke zvogëluar ose ndërprerë rrjedhën e gjakut që të arrijë në një pjesë të caktuar të muskulit të zemrës.

46. Hipertensioni rrezikon zemrën

Hipertensioni është pengesë e shpeshtë, i cili nganjëherë nuk shfaqet me shenja të qarta, por mund të rrezikojë shëndetin e organeve, siç është zemra, veshkat dhe sytë. Hipertensioni mbahet nën kontroll me barna dhe ushqim të posaçëm. Të ushqyerit është pjesë përbërëse e shërimit, sepse hipertensioni lidhet drejtpërdrejt me ushqimin. Tensioni paksa i ngritur mund të mbahet nën kontroll me anë të ushqimit (90-105 i poshtmi, 140-150 i epërmi), mirëpo kur këto vlera të jenë dukshëm më të larta, nevojitet ndihma e mjekut.

47. Bakteret që dëmtojnë zemrën

Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se femrat që bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur por “floosing” shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. Një rrezik përbën edhe kur je shtatzënë. Kohët e fundit është konstatuar se problemet me zemrën zënë vendin kryesor të sëmundjeve më të shfaqura në popullsinë shqiptare.

48. Dieta seksuale ndikon në zemër

Ndërmjet ushqimeve të përmendura në dietat seksuale dhe me shumë ndikim është vaji i peshkut. Ai është i dobishëm edhe për zemrën. Gjithashtu, më pas, është i nevojshëm edhe një raport preciz i vitaminave dhe i mineraleve, konsumimi i çokollatës është prezenca e balancuar e ushqimeve të ndryshme të tavolinës. Edhe më të rëndësishme se ushqimet, të cilat favorizojnë orgazmën, janë ato të cilat e rrezojnë këtë balancë. Mund të jepen disa shembuj të substancave shumë të ngjashme, të cilat me shumë lehtësi mund ta “vrasin” orgazmën. E para është kafeina, një substancë me të cilën ne abuzojmë shumë shpesh, sidomos në ditët që jemi shumë të mbingarkuar me punë. Kafeja dhe shumë ushqime të cilat shtojnë kafeinën duhet të konsumohen me një farë kursimi.

49. Kur stresi godet zemrën

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi.

50. Frika nxit sëmundjet e zemrës

Personat të cilët vuajnë nga sulmet e panikut janë më të prirë që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës, shkruan në revistën “European Heart Journal”. Në bazë të të dhënave, shkencëtarët kanë publikuar se personat nën moshë 50-vjeçare, të cilët kanë sulme të frikës dhe krijojnë panik, janë të rrezikuar tri herë më shumë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Ky përfundim është nxjerrë nga të dhënat e grumbulluar prej studimeve të cilat kanë përfshirë më shumë se 400.000 persona të të gjitha moshave, ku janë përfshirë edhe 57.000 participantë të cilët kanë pasur probleme me sulmet e panikut.

51. Ndryshimet gjenetike mbrojnë zemrën

Studimet e reja amerikane bëjnë të ditur se ekzistojnë disa mutacione gjenetike të cilat mbrojnë zemrën nga pasojat e ushqimit jo të shëndetshme, me nivel të lartë të yndyrave.
Magazina shkencore “Science”, ka publikuar se tek 5% e të hulumtuarve është zbuluar një mutacion që lehtëson zbërthimin e shtresave të triglicerideve në enët e gjakut. Është zbuluar se ndryshimet tek gjeni me emrin APOC3 janë lidhur me rritjen e përqendrimit të kolesterolit të mirë (HDL) si dhe me uljen e kolesterolit të keq (LDL), gjë që përmirëson gjendjen e enëve të gjakut.

52. Takikardia, rrahja e shpejtë e zemrës

Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë. Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës. Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe në gjendje normale si p.sh: gjatë ushtrimeve fizike, temperaturës, emocioneve apo merakut.

53. Qeshni sa më shumë

Kur hulumtuesit nga Universiteti i Maryland në Baltimore në “Medical Center” kanë testuar koeficientët e “humorit” të 300 njerëzve, dhe ata zbuluan se ata me sëmundje të zemrës kanë qenë 40 % më pak të predispozuar për të qeshur krahasuar me ata persona që nuk kanë probleme kardiovaskulare. “Të qeshurit nuk është zëvendësim për ushqimin, por duke e ushtruar ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut dhe nivelin”, thotë autori i studimit Michael Miller, MD, drejtor i Qendrës së universitetit për Parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. “Por, duke shijuar disa buzëqeshje çdo ditë nuk mund t’ju bëjë keq, dhe hulumtimet tona tregojnë se ajo mund të ndihmojë për shëndetin e zemrës tuaj.

54. Karakteri agresiv dëmton zemrën

Agresiviteti dëmton zemrën. Të paktën kështu këmbëngul një ekip studiuesish amerikanë, të cilët kanë kryer një studim te gati 3 579 persona. Studimi ka qenë fakti se si ndikon agresiviteti në shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Sipas studiuesve personat me personalitet “të egër” janë më të rriskuar për të shfaqur sëmundje të zemrës dhe kjo shpjegohet me faktin që janë më në varësi të duhanit dhe alkoolit, “armiq të fuqishëm” të antioksidantëve. Nëse ulet aftësia e organizmit për t’u normalizuar, rritet rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiake, tumoreve dhe sëmundjeve të tjera. Vitaminat mund të luftojnë stresin oksidativ, aty ku e rrisin duhani dhe ndotja urbane.

55. Si ta mbroni zemrën nga ndryshimi i klimës

Luhatjet e temperaturave, rritja e përqendrimit të lagështirës në ajër, i ftohti, pro dhe ndryshimi i stinëve shtojnë problemet te personat që vuajnë nga zemra. Por cilat kategori kardiopatësh janë të predispozuar për të pasur probleme që lidhen drejtë për drejtë me mjedisin e jashtëm? Çfarë u këshillohet këtyre personave për t’i parandaluar këto probleme? Për këtë nevojiten këshillat e kardiologëve dhe vizitat mjekësore.

56. Mos konsumoni shumë sheqer

Njerëzit që konsumojnë më shumë se 74 g fruktozë në ditë (janë 87 % më të predispozuar për të patur ngritje të theksuar të presionit të gjakut sesa ata që konsumojnë më pak, përfundime të nxjerra nga një studim i ditëve të fundit. Hulumtuesit besojnë se fruktoza e tepërt mund të reduktojë prodhimin e oksidit nitrik, një gaz që ndihmon në enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen. Pini ujë mineral në vend të sodës, apo hani rrush të freskët në vend të rrushit të thatë.

57. Personat më të prekur nga zemra

Edhe pse klima ndikon në shëndetin e zemrës, disa të sëmurë me zemër preken më tepër. Por cilat kategori kardiopatish janë më të predispozuar të kenë probleme. Kontingjenti i kardiopatëve që duhet të ketë më shumë kujdes janë personat e prekur nga sëmundjet e arterieve koronare, ata që kanë kaluar infarkt të miokardit, të sëmurët me tension arterial të lartë dhe ata që paraqesin aritmi të ndryshme.

58. Kujdesi për zemrën sipas stinëve

Personat kardiopatë duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë gjithë vitit. Por, në stinë të veçanta, ky kujdes duhet të jetë më i lartë. Kështu vazhdimisht i kemi këshilluar të sëmurët tanë që kur ka temperatura të ulëta të tregohen mjaft të kujdesshëm, sepse në këto ditë rritet metabolizmi, shtohen spazmat koronare e papritura. Këtyre të sëmurëve në këtë periudhë u këshillohet të kufizojnë daljet në ditët e ftohta, të vishen mirë kur dalin jashtë dhe mbi të gjitha të mos harrojnë asnjë vakt medikamentet. Gjithashtu u rekomandojmë që në regjimin ushqimor të marrin më shumë kalori ushqimore, të eliminojnë kripën dhe të marrin pak doza alkooli.

59. Shmangni alkoolin e tepërt

Këshillë tjetër që u jepet këtyre personave është të mos ndërpresin përdorimin e aspirinës. Ky kujdes duhet të vazhdojë dhe më pas kur temperaturat të rriten, sidomos në stinë e verës. Kur temperaturat shkojnë mbi 36 gradë celsius. Këta duhet të tregojnë kujdes, sidomos në periudhën e plazhit, duke evituar futjet e menjëhershme në ujë dhe orët e pikut, kur temperaturat janë shumë të larta. Në këtë periudhë të vitit u rekomandohet përdorimi i ushqimeve me kripë, shumë lëngje dhe fruta-perimeve, por nuk u rekomandohet alkooli.

60. Peshëngritja dhe sëmundjet e zemrës

Sipas ekspertëve, 30 minuta në ditë ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësojnë dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës. Por një studim botuar këto ditë lë të kuptohet se për të pasur një zemër të shëndoshë nevojiten më shumë se sa ushtrime të thjeshta fizike. Dihet se ngritje peshat ndihmojnë në formimin e muskujve, por të dhënat e reja thonë se një prej muskujve që përfiton nga ky sport është edhe zemra. Sipas një studimi botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, ngritja e peshave pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës duke ulur nivelin e kolesterinës së keqe, nivelin e yndyrnave, si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat. Të gjitha këto janë kushte për një zemër të shëndoshë.

61. Shqetësimet e jashtme ndikojnë në zemër

Sipas rezultateve të publikuara nga “European Heart Journal”, tregohet se ky efekt negativ i zhurmave është më i ndjeshëm për njerëzit që jetojnë pranë aeroporteve apo zonave industriale, ku niveli akustik është tepër i lartë. Por studimet kanë treguar se edhe bashkëshorti apo bashkëshortja juaj mund të kthehet në problem për shëndetin tuaj nëse gërhet. Kjo zhurmë mund të kthehet në stres për ju, gjatë gjumit. Edhe pse ju mund të jeni mësuar me këtë gjendje dhe të flini pa ndjerë zhurmat përreth, është organizmi juaj ai që dëmtohet, sidomos çrregullime në presionin e gjakut.qetë.

62. Mbipesha dëmton punën e zemrës

Është vlerësuar dhe shfaqja e faktorëve të riskut si, sindroma metabolike, mbipesha, rritja e nivelit të kortisolit në mëngjes dhe përbërësve të dëmshëm, konsumimi i alkoolit, duhanit, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e keqe. Rezultatet e studimit kanë treguar se, një punë stresante është e lidhur drejtpërdrejtë me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, mbi të gjitha mes punonjësve nën moshën 50 vjeç. Veprimi i kryer favorizon shfaqjen e sjelljeve “të këqija”, ushqyerje e karakterizuar nga një konsum i pakët frutash dhe perimesh dhe aktivitet i pakët fizik. Studiuesit kanë konfirmuar dhe veprimin direkt të stresit mbi sistemin nervor autonom, që rregullon funksionet e muskulit kardiak. Lajmi jo i mirë është fakti se, dhe personat nën 50 vjeç, pavarësisht se kanë rezistencë fizike, përfaqësojnë një grupmoshë në rrezik. Sipas autorëve të studimit, rezultatet duhet të shërbejnë si “sinjal alarmi”, në mënyrë që të gjendet shpejt një mënyrë e përshtatshme për të shkarkuar stresin që akumulohet gjatë punës së përditshme.

63. Infarkti, ndryshoni stil jetese

Kolesteroli i lartë duhet ulur menjëherë, sepse përndryshe rrezikoni që të pësoni infarkt. Në fakt, të ndryshosh menjëherë mënyrën e jetesës, është e vështirë dhe për më tepër kolesterolin, i prodhuar në zemër, është më mirë që ta luftojmë me një ilaç specifik, me statina, që është i aftë të ulë deri në 30% infarktet. Ky është mesazhi i përhapur nga pjesa më e madhe e medieve. Por a është e vërtetë që mjafton të kesh kolesterolin e lartë për të qenë i rrezikuar nga infarkti? Dhe a mjafton një statinë për të ulur 1/3 e rrezikut? A ka kundërndikim ndaj përdorimit të tyre? Si mund ta ulim rrezikun e zemrës pa përdorur shumë ilaçe?

64. Grindjet martesore dhe sëmundjet e zemrës

Gratë janë shumë më të prirura për të përjetuar sëmundje të ndryshme të zemrës dhe arterieve kur bashkëshortët e tyre tregojnë armiqësi gjatë grindjeve në familje, ndërsa arteriet e meshkujve marrin goditje kur ata, apo gratë e tyre mundohen që të dominojnë në një argument, sipas një studimi të ri. Psikologët në universitetin e Utah kanë ndërtuar argumente, që kanë të bëjnë me çiftet e martuara ndërmjet 150 vullnetarëve. Ata kanë pranuar të skanojnë arteriet e tyre koronare për të parë shenja të kalcifikimit, vështirësive në kthesat e arterieve, që mund t’i çojë njerëzit drejt infarkteve.

65. Faktorët që sjellin probleme të zemrës

Ka një sërë faktorësh të cilët ndikojnë negativisht në punën e zemrës. Disa prej tyre mund të shkaktojnë edhe atak kardiak që mund të jetë fatal. Për shembull një tromb që bllokon totalisht ose pjesërisht dumenin, mosha, seksi, histori familjare për sëmundje aterosklerotike, duhani, përdorimi i kokainës. Po ashtu edhe sëmundje të tjera të organizmit si diabeti melit, hipertension, obeziteti, rritja e nivelit të homocisteinës, jeta sedentare, stresi psikosocial. Faktorët që rritin përdorimin e oksigjenit si ushtrimet e zgjatura, ethet, hipertiroidizmi, etj.

66. Simptomat që tregojnë probleme me zemrën

Problemet e zemrës mund të shoqërohen me disa simptoma që dallohen nga vetë personi. Disa prej tyre janë shenja të shtrëngimi të fortë, ndjesi peshe në kraharor, shtrëngime të dhimbshme në qendër të gjoksit, të cilat zgjasin disa minuta. Shenjat mund të shfaqen dhe zhduken herë pas here. Dhimbje të forta që përhapen dhe përgjatë krahëve, shpatullave dhe duarve, në qafë, në stomak, ndjesi të ftohti, pengim frymëmarrjeje. Këto mund të shoqërohen me ndjesi të fikëti.

67. Ha tre arra në ditë.

Ato zotërojnë pjesën më të madhe të vetive që luftojnë sëmundjet, e midis tyre edhe substancat kundër plakjes. Spas Universitetit Scranton në Shtetet e Bashkuara, tre arra në ditë janë të mjaftueshme për të pasur përfitimet kryesore të cilësive të këtij fryti.

68. Bëj seks të paktën dy herë në javë.

Përveç të mirave që i sjell shëndetit, një çift me jetë të shëndetshme seksuale, mund ta ngadalësojë plakjen me 7 vjet. Kjo, pasi seksi redukton stresin, krijon sadisfaksion më të madh dhe ndihmon në një gjumë më të mirë. Ky është përfundimi i studimit të ndërmarrë nga “Royal Hospital” në Edinburg.

69. Zëvendësoje qumështin me një filxhan çaj.

Është i pasur me antioksidantë të quajtura polifenole, që ndihmojnë organizmin të luftojë sëmundjet kardiake, kancerin dhe plakjen e parakohshme. Një studim izraelit zbuloi se çaji është një faktor i rëndësishëm i jetëgjatësisë.

70. Hiqni dorë nga qarravitjet.

Optimistët jetojnë 12 vjet më shumë se pesimistët. Kështu thonë kërkimet e klinikës amerikane “Mayo”. Pesimistët janë më të brishtë kryesisht ndaj sëmundjeve virale.

71. Qëndro 15 minuta në diell.

Rezultatet e qendrës kërkimore “Cancer Research UK” në Britaninë e Madhe tregojnë se rreth 50% e personave në Mbretërinë e Bashkuar kanë mungesa të theksura të vitaminës D. Mungesa e kësaj vitamine në përqindje të madhe ndikon në rritjen e rrezikshmërisë të sëmundjeve kardiake, osteoporozës dhe tumoreve të ndryshme.

72. Gjej miq të mirë.

Sipas një studimi australian, mbajtja e lidhjeve familjare dhe shoqërore është një ndër faktorët kyçë për një jetë të gjatë. Miqtë dhe të afërmit ju ofrojnë një mbështetje emotive gjë që ndihmon në menaxhimin e stresit, si dhe në rritjen e prodhimit të dopaminës dhe oksitocinës, homone që rigjenerojnë trurin.

73. Mat belin.

Shkencëtarët kanë zbuluar se matja e belit, është treguesi më i mirë për sëmundjet kardiake, madje edhe më i mirë se treguesi i masës trupore, sepse nëpërmjet saj ne arrijmë të mësojmë praninë e yndyrës rreth organeve jetësore. Beli i burrave duhet të jetë më pak se 94 cm, ndërsa i grave më pak se 80 cm.

74. Shmang tejngopjen.

Ndalo së ngrëni kur të kuptosh se jesh ngopur në masën 80%. Banorët e Okinavas, në Japoni, kanë nivelin më të ulët të obezitetit në botë, si dhe më të lartin e jetëgjatësisë. Kështu, përveçse do të keni një peshë e shëndetshme, metabolizmi juaj do të punojë më pak dhe trupi po ashtu do të stresohet më pak.

75. Shko në krevat një orë më herët.

Mungesa e gjumit mund ta ekspozojë shëndetin tuaj ndaj depresionit dhe sëmundjeve kardiake. Një modifikim i vogël mund të bëjë diferencën. Një studim nga “Harvard Business School”, në Shtete e Bashkuara, tregoi se personat që zakonisht flenë më pak se shtatë orë në natë, janë më të rrezikuar nga infarktet dhe trompoza në tru.

76. Preferoni bananet

Për të ulur tensionin e gjakut, nuk mjafton vetëm të konsumoni pak sodium. Ju gjithashtu duhet të rrisni konsumin tuaj të kaliumit, pasi përshpejton sekretimin e natriumit në organizëm, thonë studiuesit në Institutin e hipertensionit të Nashville. Autori Mark Houston, MD, thotë se shumica e amerikanëve e konsumojnë më shumë Sodium sesa potasioum, pra më shumë natrium sesa kalium, por ajo duhet të realizohet edhe në mënyra të tjera. Disa ushqime popullore të pasura me kalium janë: patatet e pjekura, salca e domates, fasulet, kosi, pjepri dhe bananet.

77. Saktësi.

Një studim i psikologut amerikan, dr. Howard Friedman, zbuloi se njerëzit që janë meditues, të rregullt dhe më të kujdesshëm me paratë kanë tendencën që të jetojnë më gjatë. Kjo për shkak të prodhimit të serotoninës në tru që përmirëson gjumin dhe të ushqyerit.

78. Bli një kafshë shtëpiake, mundësisht një qen.

Kafshët ushtrojnë efekt qetësues, duke sjellë rënien e tensionit të gjakut. Një studimi nga Universiteti i Minesotas në SHBA pohon se njerëzit që shëtisin me kafshët e tyre jetojnë mesatarisht 7 vjet më shumë se ata që nuk kanë një “shok katërkëmbësh”.

79. Ndihmo.

Tregohu i sjellshëm dhe “jepu një dorë” të tjerëve. Një studim amerikan thotë se personat bujarë jetojnë më gjatë se indiferentët sepse përjetojnë më pak depresion, më pak dhimbje dhe një shëndet të përgjithshëm më të mirë.

80. Fruta dhe perime.

Një raport i fundit nga “European Heart Journal” zbuloi se personat që hanë tetë racione fruta dhe perime në ditë, kanë 75% mundësi më pak të vdesin nga sëmundjet kardiake në krahasim me ata që hanë vetëm një racion. Vitaminat dhe antioksidantët që zotërojnë, stimulojnë sistemin imunitar dhe luftojnë dëmet e plakjes së parakohëshme.

81. Mos i mbaj frutat në frigorifer.

Vlerat ushqyese durojnë më shumë nëse frutat dhe perimet ruhen në temperaturat e ambientit.

82. Lëngu i mollës.

Ndihmon për ta mbajtur trurin të ri. Sipas një studimi të fundit të publikuar në “Journal of Alzheimer”, mjaftojnë vetëm dy gota lëng molle në ditë që të pengojnë formimin e pllakëzave në trurin e pacientëve të prekur nga kjo sindromë.

83. Vizato pemën tënde gjenealogjike.

“Zbulimi i historisë familjare mund të të ndihmojë të parashikosh të ardhmen e shëndetit tënd. Disa sëmundje kardiake dhe tumoret kanë faktorë gjenetikë”, thotë specialisti i gjenetikës, Anand Saggar. Me identifikimin e kushteve gjenetike do të jeni në gjendje të perceptoni simptomat e para të sëmundjeve.

84. Shiko një orë më pak televizion natën.

Çdo orë dedikuar ekranit të vogël, mund t’ju vjedhë 20 minuta të jetës suaj, pohojnë shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Kancerit në Amerikë. Sa më shumë shohim Tv, aq më shumë qëndrojmë pa lëvizur dhe aq më pak kalori djegim.

85. Martesa.

Burrat e martuar kanë tre herë më pak mundësi që të vdesin nga sëmundjet kardiake, në krahasim me beqarët. Sipas një studimi amerikan të vitit 2009, martesa përgjysmon rrezikun e vdekjeve kardiake.

86. Qesh të paktën 20 herë në ditë.

E qeshura forcon sistemin imunitar, bllokon prodhimin e hormoneve të stresit dhe stimulon qelizat që luftojnë kancerin. Të rriturit qeshin me një mesatare nga 5 deri në 15 herë në ditë. Ndërsa fëmijët mund ta bëjnë lehtësisht këtë, duke tejkaluar 100 buzëqeshje të përditshme.

87. Këndo në dush.

Ndoshta stononi, por kënga e shoqëruar me një dush relaksues, ndihmon më shumë se një policë shëndetësore sigurimi. Ky është përfundimi i një studimi të kombinuar midis universiteteve “Harvard” dhe “Yale”. Këndimi redukton stresin dhe parandalon depresionin.

88. Provo të besosh… në diçka.

Më shumë se 1.000 studime kanë gjetur një lidhje midis besimit dhe jetëgjatësisë. Mendohet se pasja e bindjeve të konsoliduara, i ndihmon personat të menaxhojnë më mirë problemet emotive, duke përmirësuar njëkohësisht problemet e zemrës, të frymëmarrjes dhe ato të tretjes.

89. Pini çaj jeshil

Kjo pije përmban antioksidantë i fuqishëm që zvogëlojnë kolesterolin dhe madje mund të ulin tensionin e gjakut. Për të bërë furnizimin e një dite mund të konsumoni dy-tre filxhanë çaj në ditë pasi ndihmon në qarkullimin e gjakut.

90: Kontrolloni etiketat e ushqimeve

Që të mos krijohen shqetësime, helmime të ndryshme, madje edhe që mos e teproni me kaloritë e sheqernat e marra me ushqimet e paketuara bëni mirë të kontrolloni etiketat para konsumimit. Ky veprim do të ishte i shëndetshëm për organizmin tuaj, pasi nuk do të abuzonit me konsumimin e përbërësve të ndryshëm, apo edhe me produkte të skaduara.

91: Gatuani si një italian

Përdorni vaj ulliri në gatimin tuaj kur është e mundur. Vaji i ullirit është gjithashtu t pasur me antioksidantë, të cilat mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga kanceri dhe sëmundje të tjera kronike, si Alzheimer. Zëvendësojmë vaj ulliri për gjalpë ose margarinë në tryezë në darkë, përdorni rigonin mbi sallatë dhe përdoreni atë për të zëvendësuar vajrat vegjetale në pjekje kudo që të jetë e mundur.

92: Festoni me peshk

Yndyrat e ngopura që gjenden te mishi mund të ndikojnë në bllokimin e arterieve. Nga ana tjetër, peshk salmon është i pasur me omega-3 dhe acide yndyrore që ndihmojnë zemrën tuaj të mbajë një ritëm të qëndrueshëm. Duke konsumuar peshkun çdo javë ju mund të zvogëloni rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër në 52 %.

93. Niseni mëngjesin me lëng frutash

Lëngu i portokallit përmban acid folik që ndihmon në mbajtjen në nivele të ulëta hocisteinen, një amino acid i lidhur me një rrezik më të lartë të sulmit në zemër. Lëngu i rrushit është e ngarkuar me flavonoide dhe resveratrol, të dyja antioksidantë fuqishëm antioksidantë që mund të dekurajojnë qelizat e kuqe të gjakut të mpiksen së bashku dhe formimin e një bllokimi të arterive. Zgjidhni 100 % lëngje frutash për të kufizuar sheqerin e tepërt në gjak.

94: Konsumoni arrat

Studimet kanë gjetur se ata që hanë një sasi të caktuar arrash në javë reduktojnë në masën 35 % rrezikun për të kaluar sëmundje kardiovaskulare, sëmundje zemre apo infarkt. Vetëm mos e teproni sepse arrat përmbajnë sasi të larta yndyre dhe kalori, të cilat mund t’ju dëmtojnë nëse i konsumoni shumë.

95: Ecni 20 minuta në ditë