Check-Up i Zemrës-  Kontroll Mjekësor Kardiologjik

Spitali Istanbul Medicine në Prishtinë – Për një zemër të shëndetshme, jemi të gjithë të barabartë

Spitali Istanbul Medicine në Prishtinë fton të gjithë personat e moshës 40 vjeç e më shumë, për të kryer kontrollin mjekësor kardiologjik  bazë për vetëm 117 euro.
Këtë paketë e përfitojnë të gjithë personat e kësaj moshe, pavarësisht a janë apo nuk janë të siguruar. Kontrolli mjekësor kardiologjik bazë synon ekzaminimin e popullatës sa i përket faktorëve të rrezikut dhe sëmundjeve më prevalente, nëpërmjet informimit për kujdes shëndetësor, parandalimit të sëmundjeve, komplikimeve, zbulimit të hershëm të çrregullimeve, mjekimit në fazat e hershme dhe përmirësimit të kulturës shëndetësore.
Arsyeja e zgjedhjes së kësaj moshe bazohet në njohurinë se personat e moshës 40 vjeç e më shumë kanë numër më të lartë të gjendjeve të pafavorshme shëndetësore, kështu që pikërisht këta individë do të kenë përfitimin maksimal nga zbulimi i hershëm i sëmundjes së tyre. Çdo individ, sado i shëndetshëm, në një etapë të caktuar të jetës së tij (që nga mosha e mesme), është i rrezikuar nga sëmundjet e zemrës e të enëve të gjakut, goditjet në tru, diabeti, sëmundjet e veshkave, disa forma të demencës, depresioni etj.

Sëmundjet kronike jo të transmetueshme, veçanërisht ato kardiovaskulare, janë shkaqet më të shpeshta të vdekshmërisë në botë. Në një masë dërmuese, prevalenca e sëmundjeve në Kosovë dhe në të gjithë botën përcaktohet nga tre faktorët madhorë të rrezikut: ushqimi i pashëndetshëm, (brumërat, yndyrat e tepërta etj), shtypja e lartë e gjakut dhe konsumi i produkteve të duhanit. Shfaqjen e këtyre sëmundjeve mund ta favorizojnë gjithashtu edhe disa faktorë të tjerë, që lidhen me stilin e jetesës, përkatësish  ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit, rishikimi i faktorëve stresues  dhe trashëgueshmëria familjare. Kontrolli shëndetësor për personat nga  mosha 40 vjeç e më shumë  ka për qëllim të ndihmojë uljen e rrezikut për shfaqjen e këtyre sëmundjeve të rrezikshme, por që në kohën e sotme është e mundshme të parandalohen.

NË PAKETËN E KONTROLLIT MJEKËSOR KARDIOLOGJIK BAZË TË SPITALIT ISTANBUL MEDICINE NË PRISHTINË PËRFSHIHEN:

 Vizita nga ana e kardiologut;
Vlerësimi, këshillimi, trajtimi dhe ndjekja e faktorëve të mënyrës së jetesës:
Ushqimi;
Duhanpirja;
 Konsumimi i alkoolit;
 Niveli i stresit dhe i depresionit.
Matja, vlerësimi, këshillimi si dhe ndjekja e parametrave fiziologjikë:
Tensioni arterial;
Aktiviteti elektrik i zemrës (EKG)
– Ergometria (testi i provës ushtrimore)
– Ekokardiografia

– Analizat laboratorike (hemogrami, urea, kreatinitna, glikemia, ALT, AST,  kolesteroli total, kolesteroli HDL, koresteroli LDL dhe trigliceridet).

Në Spitalin Istanbul Medicine në Prishtinë, kontrolli mjekësor kardiologjik bazë nga mosha 40 vjeç dhe më shumë është për vetëm 117 euro.

REZERVONI PARAPRAKISHT TERMININ NË:  038-500-601 ose 044-301-555

Adresa: Prishtinë, kilometri i 7-të, Magjistralja Prishtinë-Ferizaj