Djersitja dhe sëmundjet e zemrës

Të mbushesh me djersë të ftohta, është një simptomë e atakut në zemër. Mund të jeni papritur në ankth, të djersiteni dhe të keni përzierje, që njihen si simptomat klasike apo edhe treguesit e sulmit në zemër.

Me anë të djersitjes sekretohen lëndët të dëmshme, kështu përmirësohet shëndeti kardiovaskular. Po në momentin kur djersët janë të tepërta dhe shoqërohen me dhembje është e nevojshme ti drejtoheni urgjencës menjëherë.

Në fakt, ata që arrijnë në spital brenda një ore, pas simptomave të sulmit të zemrës, kanë mundësi më të mirë mbijetese sesa ata që presin.