Medicine Hospital Group

Spitali që  prezantojmë ne, bën pjesë në një grup të spitaleve në Stamboll dhe si qëllim ka  përmbushjen e të gjitha boshllëqeve në lëmit e shëndetësisë, për një jetë sa më të shëndoshë të popullatës.

Medicine Hospital Group me aktivitetet e sigurimit të cilësisë, synon postulatin e “e gjitha për njeriun”.

Spitalet tona, me shërbimet e veta, të ofruara nga ana e specialistëve profesionistë  dhe stafit administrativ, të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë marrë, synojnë të ofrojnë shërbime perfekte.

Tani, kur teknologjia dhe metodat e trajtimit po përparojnë me shpejtësi marramendëse, objektivi i grupit tonë është të ndjek këtë zhvillim dhe të ofrojë këto shërbime tek pacientët në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Grupi ynë i spitaleve, si model i zgjedhur për shumë sektorë të mjekësisë, për të arritur objektivat e tij është pajisur me aparatura të teknologjisë së fundit mjekësore.

Qëllimi i Medicine Group Hospital nuk është vetëm shkëmbimi i ideve, përvojave dhe hulumtimeve në mbarë botën në vendet më të përparuara, por synon të jap kontributin e vet në lëmin e mjekësisë botërore.

Me personel prej 850 vetash, prej të cilëve 115 mjekë, me 350.000 shërbime poliklinike, me 25.000 operime të suksesshme në vit, Medicine Group ka demonstruar performancën jo vetëm në Turqi, por dhe jashtë saj; Grupi ynë po ashtu duke synuar edhe Evropën, zgjodhi Kosovën ku themeloi qendrën e cila është e pajisur me të gjitha pjesët përcjellëse të një spitali kardiokirurgjik bashkëkohorë.

 

ImageGen (3)

MISIONI

Misioni i këtij grupi është që me kuadrot e tij të profesionalizuara duke përjashtuar të gjitha dallimet gjeografike, kufizimet psikike dhe fizike, fetare, racore, nacionale, gjuhësore dhe gjinore të ofrojë shërbime të kënaqshme mjekësore ku në fokus kanë pacientin dhe të afërmit e tij.

Medicine Hospital Group, në mileniumin e ri me shërbimet  mjekësore të filluara që nga ditët e para e deri më sot, vazhdimisht ripërtërinë kuadrot dhe metodat duke i mbetur besnik principeve të para të themelimit thjeshtë “për të qenë të parët”.

VIZIONI

Të kënaqe të gjithë të punësuarit, të krijojë një ambient për të gjithë ku secili do të ofrojë kontributin e vet.

Duke filluar nga perfeksionimi i shërbimeve mbështetëse të institucioneve mjekësore e deri te përkrahja e zhvillimit të përgjegjësive profesionale në të gjithë sektorët shëndetësor. Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë  dhe të ndajë këtë princip.

Të ofrojë analiza dhe kurim adekuat, qëllimi i të cilave është “çdo gjë në shërbim të pacientit”

Të ndihmojë në zhvillimin vazhdueshëm të njohurive dhe  shkathtësive profesionale të të gjithë të punësuarve.

PËRSE NE

Sepse Medicine Hopsital Group , në Turqi dhe rajon, është profesionalizuar në të gjitha shërbimet mjekësore bashkëkohore, të besueshme, përmbush të gjitha standardet e hapësirës, respekton të drejtat e pacientëve, kontribuon në të gjitha trajnimet e aktiviteteve mjekësore, inovativ dhe gjithmonë zhvillon dhe synon principin e të qenit –“institucion lider”

Menaxhmenti i Medicine Hospital Group ka përcaktuar agjendën e aktiviteteve ku me sukses aplikon postulatet e TOTAL QUALITY MANAGEMENT, që  përbën bazën e shërbimeve mbi të cilat është themeluar edhe ky institucion.