Migrena dhe problemet në zemër

Migrena është një nga sëmundjet më të përhapura të dhembjes së kokës. Sipas zbulimeve të shumta në momentin e një krize migrene në trupin e njeriut ndodhin ndryshime në qarkullimin e gjakut dhe luhatje të tensionit (shtypjes së gjakut), faktorë këta që ndikojnë direkt në zemër.

Një tjetër studim, i realizuar kohëve të fundit, gjeti  se migrena është një faktor i rëndësishëm rreziku për prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare, si dhe  mund të shfaqet më vonë, gjatë jetës.

Migrena ndodh në 12% të popullsisë së përgjithshme, por tek njerëzit e prekur me sëmundje kardiovaskulare rritet në  40%. Kështu është e mundur që dhembjet e kokës që ajo shkakton, mund të kenë një lidhje me mosfunksionimin e zemrës.