Rreth Nesh

Spitali Istanbul Medicine në Prishtinë është hapur nga viti 2010, si një spital special, i specializuar për sëmundjet e zemrës. Nga ajo kohë Spitali Istanbul Medicine është spitali i parë i licencuar në Kosovë që ofron shërbime mjekësore në lëmin e Kardiologjisë dhe Kirurgjisë Kardiovaskulare, sepse siç dihet, para vitit 2010, në Kosovë nuk kishte ndonjë spital të licencuar që ofronte këto shërbime. Për shkak të nevojës së tregut, më vonë Spitali Istanbul Medicine është zgjeruar edhe në fushat tjera të mjekësisë.

Spitali Istanbul Medicine është pjesë e grupit të spitaleve të avancuara private në Turqi, i njohur ndryshe si Medicine Hospital Group, si dhe vlen të ceket se ky grup spitalesh ka marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Istanbul Medicine, në ofrimin e mundësive për shërim në Turqi, për personat në nevojë.

Misioni dhe vizioni i Spitalit Istanbul Medicine është ofrimi i shërbimeve profesionale me fokus të veçantë në plotësimin e nevojave të pacienteve, nga përdorimi i teknologjisë së fundit mjekësore e deri tek shtimi i stafit të kualifikuar.

Qëllimet thelbësor për Spitalin Istanbul Medicine janë: ofrimi i shërbimeve kualitative për pacientët, transparenca, puna në grup, ndershmëria si dhe përsosmëria në ofrimin e të gjitha shërbimeve. Stafi i Spitalit Istanbul Medicine përbëhet nga specialistë profesional ndërkombëtar dhe vendor, të njohur ndërkombëtarisht për kontributin e dhënë në fushën e mjekësisë. Për të kontribuar bë cilësi si dhe për të ofruar shërbime të kualifikuar dhe të nevojshme grupi i Spitalit Istanbul Medicine, tani në vitin 2015 ka hapur Poliklinikën Istanbul Medicine, në Prishtinë (Mati 1, rruga B).

Spitali Istanbul Medicine gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj përkatësisht në Preoc, si dhe ka një sipërfaqe prej 4000m². Ky Spitali ofron shërbim 24 orësh në të gjitha repartet. Gjithashtu, ky spitali përmban dy reparte me 50 shtretër të pacientëve, 17 shtretër të njësisë intensive, 3 salla operimi, dhomë sterilizimi me makinerinë më të përsosur si dhe Njësinë e Kujdesit Intenziv. Spitali vizitohet nga 50 deri 80 pacientë në ditë si dhe vlen të ceket se çdo muaj, vetëm në zemër bëhen rreth 20 operime.

 

 

Misioni dhe vizioni i Spitalit Istanbul Medicine është ofrimi i shërbimeve profesionale me fokus të veçantë në plotësimin e nevojave të pacienteve, nga përdorimi i teknologjisë së fundit mjekësore e deri tek shtimi i stafit të kualifikuar.

Duke e marrë përsipër rolin e duhur në sektorin shëndetsor, me kushte të volitshme për një institucion që ju mundëson popullit një shërbim modern, synojmë që të ju shërbejmë si një spital i madhë dhe modern, që do të jemi gjithmonë shumë të hapur për risi.

Mundohemi në mënyrë më të mirë për të dhënë shërbimë në standarde të Bashkimit Evropian, ku pacientëve dhe të afërme të tyre, poashtu dhe bashkpuntorëve tonë do të ju plotësohen të gjitha dëshirat.

Ne i vlersojmë njerëzit me të cilët punojmë dhe ju japim shërbime.
Ne i japim rëndësi përsosmërisë dhe mjaftueshmërisë.
Ne besojmë që një bashkpunim i fortë kolektiv, ka një rëndësi të madhe në suksesin tonë të mëtejshëm në shërbimin shëndetsor.
Ne jemi të fokusuar në kualitetin e shërbimit shëndetsor dhe me krenari e vlersojmë punën e stafit tonë.
Në fuqinë dhe vazhdimsinë tonë e formojmë duke u kujdesur për shëndetin e popullit dhe duke i përdorur mënyrat më të volitshme.
Në i mbrojmë dhe i respektojmë të drejtat e pacientëve.

Duke u bazuar në principin “Atë që e fiton me shëndet, harxhoje për shëndet” ne synojmë ta zgjerojmë shërbimin tonë mjeksor. Synojmë ta vazhdojmë dhe ta zgjerojmë kualitetin e shërbimeve tona mjeksore duke ju shmangur zhvillimeve shkencore dhe akademike në mënyrë më të lartë profesionale. Synojmë ta mbështesim cdo lloj përparimi që bëhet në fushën e mjeksisë. Synojmë ti perkrahim mjekët dhe specialistët të cilët janë dedikuar në profesionin e tyre. Synojmë që të jemi një hap më përpara në kënaqësinë e pacientëve tonë. Synojme që preferencat tona ti bëjmë sipas nevojave shëndetsore primare. Synojmë që ti vlersojmë ankesat e pacientëve tonë dhe ti përmirsojmë në mënyrë më të duhur. Dhe synojmë që të japim një shërbim shëndetsor me një cmim më të volitshëm.

-Ju japim përparsi kënaqsisë së pacientëve tonë dhe mundohemi që kënaqsinë të ju mbajmë në nivel të lartë.

-Me kuptimin e menaxhimit bashkohor mundohemi qe vazhdimisht ta rrisim kualitetin e menaxhimit tonë.

-Mundohemi që ta vlersojmë besimin e pacientëve tonë që e kanë ndaj neve.

-Mundohemi që vazhdimisht ta përkrahim edukimin dhe mundimin e puntorëve tonë.

-Mundohemi ta formojmë një mjedis të sinqertë dhe plot me respekt.

-I përdorim burrimet tona në mënyre aktive. –

Të jemi të respektueshëm.

-Të jemi spitali më i respektueshëm dhe më i besueshëm në rajon.