Sekondat ia shpëtojnë jetën, por, tani kohën e lirë e kalon duke u marrë me sport në parkun e Gërmisë

48 vjeçari nga Prishtina, Selatin Gashi është pranuar në spitalin tonë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe pa vetëdije, intervenimi i shpejt i doktorëve ia shpëtoi jetën të cilën mund ta humbiste brenda sekondave .

Familjarët tregojnë se atë ditë papritmas i kishin filluar dhembjet e gjoksit me karakter shtrëngues, duke shkaktuar lodhje e plogështi.
Në gjendje urgjente ata nisen me veturë private për në spitalin “Istanbul Medicine”, dhe sapo futen në parkingun e spitalit pacienti në fjalë pëson humbje të menjëhershme të vetëdijes.
Aty i është dhënë ndihma e parë, dhe me urgjencë është marrë për në njësinë e Kardiologjisë Invazive.
Gjendja e pacientit ishte shumë e rëndë, ai ishte pavetëdije, pa puls dhe tension arterial, kishte rënë në gjendje të arresiti kardiopulmonarë (vdekje klinike).
Kështu, fillojnë menjëherë masat e reanimimit kardioplumonar, pacienti reanimohet për rreth 2 orë e gjysmë duke mos e ndërprerë masazhin e jashtëm të zemrës dhe behet konvertimi me DC 200 J rreth 30 herë.
Pastaj futet në sallën e angjiografisë ku bëhët stentimi i arteries descendene te përparme- arteries më të madhe koronare. Më pas transferohet sërish në njesinë Kardilogjisë Invazive ku bëhët monitorimi dhe përcjellja e parametrave hemodinamikë.
Të nesërmen pacientit i rikthehet vetëdija, ekstubohet dhe është i gatshëm edhe të flas.
Pacienti në fjalë është liruar për në shtëpi pas 6 ditësh, në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pa deficite neurologjike.

Disa javë pas intervenimit, z.Selatin Gashi në profilin e tij vazhdimisht poston fotografi nga parku i Gërmisë ku ai çdo ditë del për të bërë ecje, e që njëherësh na tregon se gëzon shëndet të plotë.

Intervenimin tek z.Selatin Gashi e ka realizuar me sukses të plotë kardiologu invaziv Dr. Enis Grbovic.

14642359_1235390079868426_5813395156509907655_n

14666245_1235389896535111_8526047578436394998_n 14720588_1235390346535066_876510403406116117_n 14724450_1235390113201756_4362974234624885230_n