SPITALI ISTANBUL MEDICINE NË PRISHTINË

Spitali Istanbul Medicine në Prishtinë është hapur nga viti 2010, si një spital special, i specializuar për sëmundjet e zemrës. Nga ajo kohë Spitali Istanbul Medicine është spitali i parë i licencuar në Kosovë që ofron shërbime mjekësore në lëmin e Kardiologjisë dhe Kirurgjisë Kardiovaskulare, sepse siç dihet, para vitit 2010, në Kosovë nuk kishte ndonjë spital të licencuar që ofronte këto shërbime. Për shkak të nevojës së tregut, më vonë Spitali Istanbul Medicine është zgjeruar edhe në fushat tjera të mjekësisë.

Spitali Istanbul Medicine është pjesë e grupit të spitaleve të avancuara private në Turqi, i njohur ndryshe si Medicine Hospital Group, si dhe vlen të ceket se ky grup spitalesh ka marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Istanbul Medicine, në ofrimin e mundësive për shërim në Turqi, për personat në nevojë.

Misioni dhe vizioni i Spitalit Istanbul Medicine është ofrimi i shërbimeve profesionale me fokus të veçantë në plotësimin e nevojave të pacienteve, nga përdorimi i teknologjisë së fundit mjekësore e deri tek shtimi i stafit të kualifikuar.

Qëllimet thelbësor për Spitalin Istanbul Medicine janë: ofrimi i shërbimeve kualitative për pacientët, transparenca, puna në grup, ndershmëria si dhe përsosmëria në ofrimin e të gjitha shërbimeve. Stafi i Spitalit Istanbul Medicine përbëhet nga specialistë profesional ndërkombëtar dhe vendor, të njohur ndërkombëtarisht për kontributin e dhënë në fushën e mjekësisë.

Spitali Istanbul Medicine gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj përkatësisht në Preoc, si dhe ka një sipërfaqe prej 4000m². Ky Spitali ofron shërbim 24 orësh në të gjitha repartet. Gjithashtu, ky spitali përmban dy reparte me 50 shtretër të pacientëve, 17 shtretër të njësisë intensive, 3 salla operimi, dhomë sterilizimi me makinerinë më të përsosur si dhe Njësinë e Kujdesit Intenziv. Spitali vizitohet nga 50 deri 80 pacientë në ditë si dhe vlen të ceket se çdo muaj, vetëm në zemër bëhen rreth 20 operime.

Na vizitoni:

Spitali Istanbul Medicine gjendet në kilometrin e shtatë të autostradës Prishtinë-Ferizaj.

Për më shumë info: 038 500 601